Lista Serbe: Shqiptarët po nxiten nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare që t’i sulmojnë serbët

Subjekti politik, Lista Serbe, ka thënë se sulmi i djeshëm ndaj pelegrinëve serbë në Istog është shembull i jotolerancës fetare që është e paprecedent në Europë.

Drejtuesit e këtij subjekti fajësojnë edhe bashkësinë ndërkombëtare për këtë sulm.

“Të nxitur nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare për ngjarje të tilla, ekstremistët shqiptarë vazhdojnë persekutimin të gjithçkaje serbe në Kosovë dhe Metohi – që shihet nga partitë politike serbe në Kosovë dhe shihet qartë nga deklaratat e disa zyrtarëve ndërkombëtarë se Kosova ka të drejtë ta ketë ushtrinë e saj, që në Kosovë dhe Metohi u interpretuan si e drejtë sovrane për të gjuajtur gur mbi serbët”, thotë Lista Serbe. “Ky sulm do të jetë një njollë mbi fytyrën e shqiptarëve të Kosovës ashtu sikur në atë të bashkësisë ndërkombëtare përfaqësuesit e së cilës s’kanë guxim që të reagojnë ndaj këtyre shpërthimeve të urrejtjes”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi