Lista Serbe nuk ndalet, ja çfarë ankese ka këtë herë

Mediat serbe raportojnë se mbrëmë disa familje serbe ishin objektiv i hajdutëve. Raportohet se rasti ka ndodhur në Hoçë të Madhe të komunës së Rahovecit.

Sipas raportimeve nga “Radio Most” në Serbi, gjërat që u vodhën ishin një veturë dhe kafshë shtëpiake si lopë e viça.

Rasti është raportuar edhe në Shërbimin Policor të Kosovës, ku policët mëngjesin e sotëm kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Për rastin ka reaguar edhe Lista Serbe, duke thënë se këto veprime po e kërcënojnë jetesën e serbëve në Kosovë, dhe se po bëhen për t’i larguar serbët e mbetur nga Kosova.

Lista Serbe u bëri thirrje përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe autoriteteve kompetente në Prishtinë që të reagojnë urgjentisht dhe të mos lejojnë vazhdimin e veprimeve të tilla. Për rastin në fjalë ka reaguar edhe zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi