Lista e më të votuarve të VV-së në Gjakovë

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë e para. Ndër qytetet ku VV’ja ka fituar, është edhe Gjakova, ku kjo parti ka marrë 12.533 vota gjithsej

Kësaj liste i prin kreu i partisë, Albin Kurti me 9430 vota, ndërkaq pas tij e dyta radhitet Mimoza Kusari-Lila me 7459 vota.

Kjo është lista e më të votuarve të VV-së në Gjakovë:

Albin Kurti 9430

Mimoza Kusari-Lila 7459

Arbërie Nagavci 4960

Jahja Kokaj 3999

Hysamedin Feraj 595

Mimoza Shala 2237

Vlora Gojani 1649

Agon Batusha 6474

orik Lipoveci 2001

Vlera Gjakova 300

Taulant Kryeziu 686

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 202 mijë e 968 vota ose 25,49 për qind.

Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 702 vota ose 24,82 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur t’i marrë 169 mijë e 211 vota ose 21,23 për qind.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur t’i marrë vetëm 92 mijë e 149 vota ose 11,57 për qind.

Lista Serbe 52 mijë e 620 vota ose 6,61 për qind. Koalicioni NISMA – AKR – PD, 39 ka marrë mijë e 495 vota, 4,96 për qind, duke mos arritur që ta kalojë pragun zgjedhor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi