Lirohen 1000 m2 plazh në Spille e Qerret, nën hetim 2 biznesmenë dhe 3 zyrtarë

Policia e Shtetit vijon aksionin përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare, duke penalizuar e ndëshkuar të gjithë zaptuesit e plazhit.

Së fundi, policia është ndalur në plazhin e Qerretit dhe Spillesë, duke liruar rreth 1000 m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Gjatë aksionit, uniformat blu kanë sekuestruar rreth 200 komplete çadra e shezlongë, si dhe kanë proceduar dy përfaqësues subjektesh për “Fshehje të të ardhurave”, “Mospagim të taksave dhe tatimeve”, si dhe “Pushtim të tokës”.

Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni ” Plazh i lirë”, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Lirohen nga Policia e Kavajës në plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kavajës sekuestron rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Procedohen nga 2 përfaqësues subjektesh konkretisht A.B dhe E.H, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi në Qerret dhe në Spille këta shtetas kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kavajës ka përcjellë dokumentat në Prokurori edhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit “Plazh i Lirë” të zhvilluar në Golem, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.

-P. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menxhimit të Aseteve Publike, në Bashkinë Kavajë.

-M. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore në Bashkinë Kavajë

-Q. L., me detyrë Kryeinspektor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë.

Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi