• Home
  • SHQIPERIA
  • “Liro të arrestuarit!”. Kushti i kryebashkiakut për t’u takuar me Ramën
SHQIPERIA

“Liro të arrestuarit!”. Kushti i kryebashkiakut për t’u takuar me Ramën

Spread the love

 

 

“Pasi dje kryetari i Bashkisë së Kukësit më ka kërkuar me shkrim një takim për këtë temë, unë do të ulem me të qysh të hënën për të bashkëbiseduar, sigurisht duke shpresuar se deri të hënën, ai do të jetë distancuar jo nga kundërshtia për pagesën, por nga dhuna kriminale e ditës së sotme”.

Kështu deklaronte të shtunën Kryeministri Edi Rama.

Ftesat për takime me kushte në tavolinë zakonisht parathonë dështim dhe takimin në fjalë e ka vështirësuar vala e arrestimeve gjatë natës në Kukës.

Duke mbështetur protestat paqësore, por duke mos përjashtuar se çdo protestë mund të ketë elementë kriminalë, kryebashkiaku i Kukësit flet për arrestime të paligjshme, pa hetim dhe vetëm në radhët e hallexhinjve.

Në zyrën e tij janë familjarët e të arrestuarve që i kërkojnë të mos e takojë kryeministrin Rama pa kusht.

“Mos e tako pa u liru bijtë tanë”, ishte kërkesa e qytetarëve.

Bashkim Shehu tha se i ka kërkuar kryeministrit që prej vitit 2016 të flasë me kuksianët për këtë çështje.
Zyrtarisht para medias kryebashkiaku reflektoi kërkesën që ju bë në takim.

“Nuk mund të shkoj në takim kur qytetarët e mi janë të arrestuar”, u shpreh ai.

Pak ditë më parë Shehu bashkë me kryekomunarin e Prizrenit kërkuan dialog mes dy qeverive për të lehtësuar tarifën në rrugën e Kombit, por Kryeministri Rama deklaroi se kjo është një çështje vetëm e Shqipërisë.

Top Channel

Related posts

Një delegacion i Këshillit të Drejtësisë së Shqipërisë vizitë në Ankara

dritatv

Të dërgosh para në Shqipëri ka kosto të lartë, ja nga të bie më lirë

dritatv

Protesta, Xhafaj raporton pasdite në zyrën e Ramës

dritatv

Leave a Comment