Limaj mohon se në tavolinen e Brukselit, Kosova humbë veriun

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka mohuar se në tavolinën e Brukselit, Kosova rrezikon ta humb veriun. “Në tavolinën e Brukselit shkojmë për ta fuqizuar vendin tonë. Qëllimi i vetëm i takimeve në Bruksel është njohja e Kosovës nga Serbia. Nuk do thotë që Kosova pranon çka do që i vjen në tavolinë” ka thënë Limaj.

Këto komente Limaj i bëri në konferencën për media kur u pyet nga Kosova Post se a rrezikon Kosova ta humb veriun në tavolinën e Brukselit.

Limaj po ashtu foli edhe për taksën për çka tha se Institucionet e Kosovës do të tregohen të matura dhe do gjejnë zgjidhjen e duhur për taksën.

“Kosova ka kaluar shumë sfida, ka pasur momente vendimtare në të cilat ka përcaktuar vet fatin e saj, e që tregon pjekuri. Deri më tani nuk kemi gabuar në rrugëtimin tonë, prandaj do të gjendet një zgjidhje edhe për taksën”, ka thënë Limaj, duke shtuar se vendimi për taksë është marrë bashkarisht nga partnerë të koalicionit

“Së pari koalicioni e ka bërë këtë taksë. Nuk janë vendime individuale, janë shtetërore. Janë marrë vendime shtetërore dhe vetë shteti reagon ndaj vendimeve të veta. Koalicioni qeverisës do funksionojë dhe do vazhdojë të funksionojë” tha Limaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi