Limaj kërkesë Tiranës Zyrtare: Hiqe taksën rrugore

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i ka kërkuar edhe një herë Tiranës zyrtare që të ulë taksën rrugore në mënyrë që të lejohen lehtësira biznesore . Ai pret se në Pejë me 26 nëntor Kosova dhe Shqipëria të nënshkruajnë vendimin për formimin e një Ode Ekonomike të përbashkët.

Sipas tij, Prishtina dhe Tirana duhet ta kthejnë bashkëpunimin dhe të heqin barrierat për thellimin e bashkëpunimit të mëtejme.

“Me 26 nëntor Kosova dhe Shqipëria ta nënshkruajnë formimin e një ode të përbashkët. Kemi probleme bashkëpunimi, nuk jemi të kënaqur me bashkëpunimin me Shqipërinë. Po presim përgjigje nga Tirana për çështjet e ngritura si ajo e taksës rrugore e cila është e lartë dhe dëmton prodhuesin e qytetëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Kërkesa jonë është që Kosovën ta trajtojnë me ni status ndryshe. Kemi marrë një zotin nga Qeveria e Shqipërisë që do të dalin me qëndrim për një status të veçantë për subjektet ekonomike. Presim që me 26 nëntor ta kuptojmë të vërtetën në të kundërten ne do t’i bëjmë publike gjitha ato barriera”, tha Limaj në takimin me ndërrmarrësit e Odes Ekonomike./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi