Limaj dhe Ahmeti arrijnë në takim më ambasadorët e vendeve të QUINT’it

Tashmë dy udhëheqësit e delegacionit shtetëror kanë arritur në sallën ku do të mbahet takimi i ekipi i delegacionit shtetëror të Kosovës me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Tani për tani, nuk janë dhënë detaje të hollësishme, mirëpo, jo zyrtarisht mësohet se ngrirja e procesit të bisedimeve ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë si rezultat i taksës ndaj produkteve serbe, do të jetë një prej temave kryesore.  Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti nuk kanë dhënë detaje për gazetarët që janë duke e përcjellë këtë takim.

Partnerët në Qeveri, AAK dhe PDK, tashmë kanë qëndrime të kundërta sa i përket taksës. Në heqjen e së cilës po insiston edhe Bashkimi Evropian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Derisa kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi kanë kërkuar pezullimin e përkohshëm të taksës që t’i hapet rrugë dialogut, kryeministri Ramush Haradinaj është shfaqur i prerë duke mos lëvizur nga ky qëndrim./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi