Ligji i të drejtës së autorit në BE, Wikipedia kalon offline

Të enjten e 21 marsit, Wikipedia doli offline në katër vende vende europiane, në shenjë proteste kundër reformës së copyright që pritet të miratohet më 26 mars nga Parlamenti Europian. Wikipedia ishte e padisponueshme për 24 orë në Gjermani, Çeki, Sllovaki dhe Danimarkë.

Sipas “Wikimedia Foundation” që administron enciklopedinë e lirë “Wikipedia”, nenet 11 dhe 13 të ligjit të ri do të vënë në rrezik shpërndarjen e informacionit online. Këto nene parashikojnë që platformat online t’i kompensojnë në formë pagese autorët apo institucionet prej nga marrin informacionet, si edhe të kenë më shumë përgjegjësi në lidhje me dhunimin e të drejtave të autorit, shkruan “Washington Post”.

Reforma u miratua në shtatorin e vitit 2018 nga Parlamenti Europian, por votimi u bllokua për shkak të oponencës së disa shteteve. Gjithsesi, aprovimi final nuk është ende i sigurt brenda muajit mars sepse parlamentarët europianë që e kundërshtojnë do të tentojnë ta shtyjnë për në seancën e fundit të këtij seksioni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi