Liga e Kombeve, Lilaj: Kualifikimi, shumë i vështirë

Sfida me Skocinë po afron për skuadrën tonë kombëtare.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, kuqezinjtë do të luajnë ato pak shanse që kanë për një kualifikim të mundshëm që sipas mesfushorit Sabien Lilaj është shumë i vështirë për t’u arritur ndërkohë që vuri në dukje domosdoshmërinë e forcimit të grupit.

“Ky kompeticion është në vend të ndeshjeve miqësore. Është një përgatitje për Europianin. Tentuam që të shkonim në Europian nëpërmjet Ligës së Kombëve, po është shumë e vështirë të kalojmë. Shpresoj të na këtë ndihmuar për Europianin. Nuk e kemi luksin që të marrim lehtë asnjë skuadër. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh. Nuk kemi qenë grup. Në këtë aspekt duhet të punojmë. Nuk ka kualitet të madh në ekipin tonë. Duhet të punojmë në grup”, u shpreh Sabien lilaj, futbollist i Kombëtares.

Ndërsa Enis Gavazaj e ktheu sërish vëmendjen te sfida me Izraelin duke vlerësuar lojën sulmuese të skuadrës në atë përballje.

“Trajneri na ka sqaruar gjithçka rreth ndeshjes së kaluar. Na ka venë në dukje mangësitë. Kemi pasur shumë raste. Vetëm fati nuk ka qenë me në. Gjërat e tjera kanë qenë të gjitha në rregullt. Pozicioni? Ndeshjen e parë luajtëm 3-5-2, nuk është shumë mbrojtësi. Gjithë vija është e atij futbollisti. Futbolli modern e kërkon që t’i kesh të dyja, e mbrojtjen e sulmit”, tha Enis Gavazaj, futbollist i kombëtares./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi