Liga e Kombeve, barazpeshë totale në grupin e Shqipërisë

Ndërkohë që kuqezinjtë e Shqipërisë përpiqeshin të linin pas krahëve zhgënjimin për barazimin pa gola në miqësoren me Jordaninë, rivalët tanë në grupin 1 të Ligës C impenjoheshin në fushë në vendin hebre.

Atje, Izraeli priste Skocinë – e cila vinte pas fitores me kombëtaren kuqezi dhe në kuotë të barabartë pikësh me ne, – për të përmbyllur kështu ndeshjet e dyta në këtë grup me 3 skuadra.

Skocezët kaluan në avantazh falë një 11-metërshi të realizuar nga Mulgrew, në minutën e 25-të të pjesës së parë, për të shkuar në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat.

Por, me t’u rikthyer në fushë, izraelitët bëjnë përmbysjen e madhe. Fillimisht shënoi Peretz në minutën e 52-të dhe më pas erdhi autogoli i Kieran Tierney, në minutën e 75-të. Skocezët kishin mbetur në inferioritet numerik prej minutës së 61-të, kur u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë Souttar.

Pas kësaj fitoreje, e pikërisht përpara sfidës që Shqipëria do të zhvillojë në Izrael të dielën e 14 tetorit, në grupin 1 të Ligës C gjithçka vihet në barazpeshë. Skocia, Izraeli dhe Shqipëria janë me nga 3 pikë secila, por golavarazhi nxjerr britanikët në krye, e kuqezinjtë në fund./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi