Liga Arabe mbështet Këshillin Ushtarak Kalimtar në Sudan

Liga Arabeka shprehur mbështetje për Këshillin Ushtarak Kalimtar në Sudan pas marrjes së pushtetit nga ish-lideri i vendit Omar al-Bashir.

Përmes një njoftimi, Liga Arabe me qendër në Kajro të Egjiptit ka shprehur kënaqësi për hapat e hedhur nga kreu Këshillit Ushtarak Kalimtar Abdulfettah al-Burhan.

Ajo po ashtu i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar ta mbështesin stabilitetin dhe pajtimin në Sudan.

Ndryshe, më 11 prill, ministri i Mbrojtjes, Awad bin Auf, duke folur në cilësi të kreut të Këshillit të Lartë të Sigurisë, njoftoi marrjen e kontrollit mbi pushtetin nga ana e ushtrisë dhe nisjen e një periudhe dyvjeçare të tranzicionit.

Megjithatë, Auf dha la detyrën 24 orë pasi u betua si kryetar i Këshillit Kalimtar Ushtarak dhe në vend të tij emëroi kreun aktual Abdulfettah al-Burhan.

Të shtunën, Burhan shpalli një vendim të këshillit, duke njoftuar emërimin e tetë anëtarëve, përfshirë gjashtë nga ushtria, një nga policia dhe një nga inteligjenca.

Së fundmi, këshilli ka njoftuar se qeveria e re do të formohet nga politikanët.

Ndryshe, nga 19 dhjetori i vitit të kaluar Sudani është përfshirë nga protestat kundër krizës ekonomike, në të cilat është kërkuar dorëheqja e Omar al-Bashir.

Gjenerali Muhammed Hamdan Daklu, komandant i Forcave të Shpejta Mbështetëse që veprojnë në kuadër të ushtrisë, dje tha se Bashir ështé duke u mbajtur në burg shtëpiak në kryeqytetin sudanez Kartum.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi