Lidhja e PYD/YPG-së me PKK/KCK-në është pranuar nga shumë vende

Teksa janë pranuar nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës së shumë vendeve, si të SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë, përcaktimet e deritanishme se PYD/YPG-ja në Siri është krahu i organizatës terroriste PKK/KCK, theksohet se deklaratat e zyrtarëve dhe institucioneve të vendeve në fjalë kanë vërtetuar marrëdhënien organike të këtyre strukturave terroriste.

Gazetari i AA-së nëpërmjet të dhënave të përpiluara kryesisht nga vendet perëndimore ka paraqitur qartë lidhjen organike të PYD/YPG-së me PKK/KCK-në.

Organizata terroriste PYD/PKK të cilën SHBA-të e përcaktojnë si aleat në Siri dhe që e ndihmon me armë, është cilësuar organizatë terroriste në faqen e internetit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe se Salih Muslim është treguar si lideri i PKK-së për degën e Sirisë.

Faqja e internetit e Qendrës Kombëtare të Luftës Kundër Terrorizmit (NCTC), e cila analizon të gjitha informacionet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pjesën ku ofrohen informacione mbi organizatat terroriste ndodhej një faqe rreth PKK-së me titullin “Kongra-Gel (KGK)”. Që prej një kohe nuk ka qasje në këtë faqe ku ndodhej shprehja se “PYD është krahu i PKK-së në Siri”.

Krahas këtyre edhe Ashton Carter, sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën e Obamas në një takim të senatit me temë për organizatën terroriste DEASH, ka pranuar marrëdhënien e YPG me PKK. Carter pas pyetjeve të senatorit Lyndsey Graham pranoi se ka lidhje mes YPG dhe PKK.

– Rekomandimi ndaj YPG-së për “ndryshimin e emrit”

Gjithashtu, Departamentit Amerikan i Shtetit nuk bëri ndonjë korrigjim kur zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, përdori frazën “PKK” ndërsa fliste për elementët PYD/PKK në Afrin.

Kur Nauert po fliste për elementët PYD/PKK në veriperëndim të Sirisë, ajo përdori “PKK” në vend të përkufizimit të zakonshëm “YPG”, që përdoret nga administrata amerikane. Më pas duke mos bërë asnjë rregullim Nauert është shprehur se “Turqia, në veriperëndim të Sirisë nga DEASH-i ka kthyer sytë dhe është në ndjekje të PKK-së”.

Edhe komandanti i forcave speciale të SHBA-ve, gjenerali Raymond Thomas, në një fjalim të mbajtur në një konferencë në lidhje me sigurinë, është shprehur se i kishin rekomanduar YPG-së “ndryshimin e emrit” për shkak se Turqia e vëren të lidhur me organizatën terroriste PKK.

“Ne i thamë atyre (YPG) se duhet të ndryshojnë emrat. Për shembull, si do dëshironit ta emërtoni veten tuaj përveç YPG? Një ditë më pas shpallën emrin e tyre ‘Forcat Demokratike të Sirisë’. Mendoj se është një veprim me mend vendosja e fjalës ‘demokratike’ në mes të emrit”, ka theksuar gjenerali Raymond Thomas.

PYD, krahu i organizatës terroriste PKK-së në Siri e cila ndihmohet hapur nga SHBA-ja, madje e vëren si aleat, në vitin 2013 në një takim të NATO-s është pranuar si një organizatë terroriste dhe është zbuluar SHBA-ja e ka miratuar këtë dokument.

Sipas informacioneve nga burimet e NATO-s, në qershor të vitit 2013 në selinë e NATO-s në Bruksel me pjesëmarrjen e SHBA-ve dhe vendeve anëtare të NATO-s janë kryer punime për Dokumentet Strategjike të NATO-s. Në dokumentin e zbuluar, krahas PYD/YPG, KCK dhe PKK ishte shkruar “një organizatë terroriste”, ku edhe SHBA duke pranuar këtë dokument e ka miratuar zyrtarisht.

– “Nëse shkoni në zyrat e PYD-së do të vëreni portretet e Abdullah Öcalan”

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë i Parlamentit britanik, në përgjigje të një raporti të përgatitur në mars të vitit 2016 për Turqinë, ka theksuar Turqia ka të drejtën legjitime të mbrojtjes nga dhuna e PKK-së.

Në përgjigjen ku vihet në dukje se organizata terroriste PKK është në listën e organizatave terroriste të Mbretërisë së Bashkuar, në lidhje me PYD/YPG zgjatimin e PKK-së në Siri bëhet vlerësimi: “YPG nuk ndodhet në listën e terrorizmit të Mbretërisë së Bashkuar. Në të njëjtën kohë jemi të shqetësuar për lidhjen me PKK-në të YPG-së dhe krahut të saj politik PYD. Lajmet në këtë drejtim i marrim seriozisht dhe i sjellim në rend në ndërveprimet tona me PYD-në. Bëjmë thirrje YPG-së dhe PYD-së që të vendosë distancë mes PKK-së dhe akteve të saj terroriste”.

Një numër i zyrtarëve të lartë nga Mbretëria e Bashkuar gjithashtu e kanë bërë të qartë se ata janë në dijeni të lidhjes PYD/YPG me PKK/KCK.

Ish-ambasadori i Britanisë në Ankara, Richard Moore, në një program televiziv ku mori pjesë, tha se “Britania është miku më i fortë i Turqisë në luftën kundër terrorizmit. Qëndrimi ynë në këtë çështje është i qartë. PKK është një organizatë terroriste. Edhe PYD është e lidhur me atë. Nëse shkoni në zyrat e PYD-së do të vëreni portretet e Abdullah Öcalan”.

Alistair Burt, ministri i Britanisë përgjegjës për Lindjen e Mesme, në lidhje me lidhjet me organizatës terroriste PKK dhe PYD/YPG ëshë shprehur: “Jemi të vetëdijshëm për marrëdhëniet e tyre. Kur flasim me PYD-në dhe YPG-në u shprehim se duhet të ndërpresin marrëdhëniet me PKK-në. Por mesa duket në praktikë nuk i ndërpresin. Marrëdhëniet janë të qarta”.

Halbe Zijlstra, ministri i Jashtëm i Holandës duke iu referuar nenit 51 të Kombeve të Bashkuara që rregullon të drejtës për vetëmbrojtjen legjitime ka theksuar: “Kundër Turqisë ka patur sulme. Ka shenja të mjaftueshme që Turqia të mbrojë veten e saj. YPG nuk është e pafajshme. Qeveria e Holandës nuk e ka mbështetur asnjëherë YPG-në. Mes YPG-së dhe PKK-së ka lidhje të forta. Ndërsa PKK është një organizatë terroriste edhe sipas Holandës edhe sipas Evropës”.

Ministria spanjolle e Brendshme në një deklaratë më 27 janar 2016, ka theksuar se janë arrestuar gjithsej 9 persona nga të cilët 8 spanjollë dhe 1 turk me arsyen se kanë lidhje me organizatën terroriste PKK. Në aktakuzën e pranuar nga Gjykata e Autoritetit të Posaçëm të Spanjës më 23 janar 2017, theksohet se dy nga të dyshuarit kanë marrë pjesë në YPG që vepron në veri të Sirisë si krahu i armatosur i organizatës terroriste PKK, dhe se kanë marrë pjesë në radhët e para të frontit në konfliktet e YPG-së, e cila zbaton udhëzimet e dhëna nga PKK-ja dhe ndjek këtë organizatë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi