Lidhja e Prizrenit i parapriu 28 nëntorit 1912, dhe çlirimit të Kosovës

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pa Lidhjen e Prizenit, nuk do ta kishim 28 nëntorin e vitit 1912 dhe as lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Kulminacionin historik, ai tha se ajo arriti me UÇK-së, çlirimin, dhe shpalljen e pavarësisë me 17 shkurt 2008.

Kreu i legjislativit të Kosovës, në seancën solemne të Kuvendit, të mbajtur në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në shënim të 140-vjetorit të Lidhjes, theksoi se qershori është muaji i ngjarjeve të mëdha të historisë kombëtare.

Sipas tij, sot në Prizrenin e krenarisë kombëtare, i ka bashkuar kujtimi për njërën prej këtyre ngjarjeve madhështore – Lidhjen e Prizrenit.

Veseli tha se 140 vite më parë, u mblodhën përfaqësuesit e të gjithë trevave shqiptare ku një barrë e madhe qëndronte mbi supet e tyre.

“Pa lidhjen e Prizrenit nuk do ta kishim 28 nëntorin e vitit 1912. Pa lidhjen e Prizrenit nuk do ta kishim lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës, e cila arriti kulminacionin historik me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë në shkurtin e vitit 2008. Pa Lidhjen e Prizrenit rrjedha e historisë sonë kombëtare do të ishte krejtësisht ndryshe dhe aspak pozitive për kombin tonë”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha po ashtu se burrat e mbledhur në Prizren kishin përpara dy sfida të rënda historike.

“Të dëshmonin para fuqive evropiane dhe Perandorisë Osmane, ekzistencën e Kombit Shqiptar. Njëkohësisht të mbronin me çdo kusht të drejtat e tij legjitime politike. Të udhëhur nga diplomacia e Abdyl Frashërit, nga urtësia e Ymer Prizrenit dhe guximi luftarak i Sylejman Vokshit, Lidhja e Prizrenit i arriti qëllimet e saj, ndonëse me pasoja shumë të rënda. Lidhja e Prizrenit i humbi betejat ushtarake me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe me garnizonet e Dervish Pashës që dogjën Kosovën në pranverën e vitit 1881, por ajo arriti një fitore tjetër, shumë herë më të madhe. Themeloi vetëdijen kombëtare shqiptare, krijoi standardet e patriotizmit modern shqiptar dhe platformën e programit për çlirim e pavarësi kombëtare”, u shpreh Veseli.

Vesei me tutje tha se sot si asnjëherë më parë në histori, siguria dhe liria e kombit shqiptarë janë të qëndrueshme, të garantuara dhe të pacenueshme.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se mënyra e vetme me u përmbyll një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, është me një pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve pa pazare të tjera të ndyta në dëm të shqiptarëve.

“Popujt duhet të punojnë gjithnjë për kohëra të vështira, shqiptarët duhet të punojnë të gjithë për kohë të vështira, ato një ditë apo një ditë tjetër vijnë. Burrat e dheut të asaj kohe shihet se kishin menduar ndër vite se mund të ju vije ajo ditë. Edhe Ymeri, edhe Abdyli, edhe Sylejmani, edhe tjerët shumë tjerë që nuk kanë qenë fizikisht në Lidhjen e Prizrenit shihet se kishin menduar për atë ditë, kishin punuar që në diën e caktuar edhe shqiptarët ta japin përgjigjen e vet për të drejtëin e vet. Edhe sot e përmot duhet të punojmë për një ditë të tillë, dhe në atë ditë të jemi të gjithë atu të japim provimin, nëse ne pajtojmë me të tashmen ju siguroj do të na mungon si e tillë për ditë të vështira”, tha Haradinaj.

 

Aktivitetet për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, po vazhdojnë me seancën solemne të Qeverisë së Kosovës. Në këto aktivitete po marrin pjesë edhe liderë nga Shqipëria, si presidenti Ilir Meta, na Maqedonia, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi