• Home
  • BOTA
  • Liderët e G7 dënuan ashpër përdorimin e armëve kimike në Siri
BOTA

Liderët e G7 dënuan ashpër përdorimin e armëve kimike në Siri

Spread the love

 

 

Liderët e G7, grupit të shtatë shteteve më të zhvilluara në botë kanë dënuar sulmin e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad, në të cilin janë përdorur armët kimike.

Njoftimin në emër të liderëve të G7 e publikoi kryeministri i Kanadasë, njëherësh kryetar i radhës i grupit G7, Justin Trudeau.

“Ne, liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, jemi të bashkuar në dënimin më të ashpër për përdorimin e armëve kimike, gjatë një sulmi të kryer më 7 prill në Duma të Sirisë”, thuhet në deklaratë.

Liderët e grupit G7 kanë mbështetur sulmet në Siri të cilat më 13 prill i kryen SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe.

“Përkrahim në tërësi përpjekjet të cilat i bëjnë SHBA-të Franca dhe Britania e Madhe në drejtim të reduktimit të kapaciteteve të regjimit të Asadit dhe pamundësisë për të përsëritur sulmet me armë kimike. Përgjigja ishte e kufizuar, proporcionale dhe e nevojshme. Ajo u krye pasi të gjitha kapacitetet diplomatike u shteruan”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shtatë shteteve më të zhvilluara.

Related posts

Kryeministri libanez vizitë në Arabinë Saudite, hera e parë pas dorëheqjes

dritatv

“Do të ndërhyjmë kundër YPG-së dhe kujtdo që e mbështet atë”

dritatv

Komisioni Europian shikon përparimin e Kosovës me ratifikimin e Demarkacionit

dritatv

Leave a Comment