Liderët e 9 shteteve evropiane thirrje për Eurobond të ri për Covid-19

Liderët e 9 shteteve evropiane kanë bërë thirrje për një instrument të borxhit të përbashkët për të përballuar ndikimin ekonomik nga përhapja e koronavirusit të ri (Covid-19),  (AA).

Liderët e Belgjikës, Francës, Italisë, Luksemburgut, Spanjës, Portugalisë, Greqisë, Sllovenisë dhe Irlandës me një letër të përbashkët iu drejtuan presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ata sot do të zhvillojnë një video-konferencë për të diskutuar mbi masat e mëtejshme për të trajtuar krizën shëndetësore dhe ekonomike.

“Të gjithë jemi përballur me një tronditje të jashtme simetrike, për të cilën asnjë vend nuk mban përgjegjësi, por nga e cila të gjithë përballemi me pasoja negative”, thuhet në letrën e përbashkët të nëntë liderëve, ku ata shpjeguan arsyen pse kërkuan një instrument të borxhit të përbashkët të lëshuar nga një institucion evropian.

Në mesin e të nënshkruarve janë edhe liderët e Francës, Italisë dhe Spanjës, që janë tre nga katër ekonomitë më të mëdha evropiane.

Liderët bëjnë thirrje për krijimin e fondeve që ndërlidhen me koronavirusin në buxhetin e BE-së për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Ministrat e Financave të Eurozonës zhvilluan bisedime të martën në lidhje me një ndihmë të mundshme për sektoret e goditura rëndë nga rënia ekonomike e shkaktuar nga virusi. Liderët e BE-së do të vazhdojnë diskutimet në takimin e sotëm.

Mekanizmi Evropian i Stabilitetit i krijuar gjatë krizës së Eurozonës mund të jetë një mundësi për të marrë kredi me sigurim të përbashkët për vendet në nevojë.

Propozimi i nëntë udhëheqësve për lëshimin e Eurobond-eve është një hap më tepër drejt krijimit të një unioni fiskal, të cilin Gjermania e ka kundërshtuar tradicionalisht.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

INTERPOL-i heq nga uebfaqja kosovarët e kërkuar

Nga muaji prill i këtij viti asnjë nga personat e kërkuar me fletarrestime ndërkombëtare nga organet e drejtësisë kosovare nuk gjenden në faqen zyrtare...

Facebook gjurmon vazhdimisht vendndodhjen e përdoruesve të tij

Facebook pranoi se mbledh vazhdimisht informacione për vendndodhjen e secilit prej përdoruesve të tij, pavarësisht nëse ata...

Basha në Shkodër: Mos shpallja e emergjencës civile, përgjegjësi ligjore dhe penale

Mos shpallja e emergjencës civile në Shkodër përbën një përgjegjësi ligjore dhe penale për kreun e PD-së Lulzim Basha i cili është takuar me...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...