Libi, rritet numri i të vdekurve nga përleshjet

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se si pasojë e përleshjeve që vazhdojnë që 10 ditë në Libi është rritur në 121 numri i personave të vdelur, ndërsa 561 të tjerë janë plagosur.

Sipas postimit të publikuar nga faqja e OBSH në Twitter, në përleshjet e fundit në Libi deri më tani kanë humbur jetën 121 persona si dhe janë plagosur 561 të tjerë.

Në deklaratë është theksuar se OBSH do të dërgojë materiale dhe punonjës mjekësor.

Më 4 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi një operacion ushtarak për të kapur kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.

Përleshjet në kryeqytetin Tripoli vazhdojnë që 10 ditë.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi