Libi, forcat e qeverisë sulmojnë kampin pro-Haftar

Forcat e qeverisë së unitetit të mbështetur nga OKB-ja kryen një sulm ajror sot mbi një kamp ushtarak që i përkiste Khalifa Haftar, komandantit me bazë në Libinë lindore, në qytetin jugor të Al-Jufrah.

Sulmi ka shënjestruar kampin në qytetin Houn në Libinë jugore, bëri të ditur kanali i lajmeve 218.

Kanali, duke cituar burime lokale, tha se mbrojtja ajrore e forcave pro-Haftar iu kundërpërgjigjën avionëve që kryen sulmin ajror. Nuk ka raportime për viktima.

Herët këtë muaj, Haftar, i cili komandon forcat besnike ndaj qeverisë Lindore me bazë në Libi, nisi një fushatë ushtarake për të marrë Tripolin, ku bazohet Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare (QMK) e mbështetur nga OKB.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi