Libi, forcat e Haftarit pranojnë sulmin ajror ndaj kampit të emigrantëve

Forcat e bazuara në Libinë lindore pranuan se kanë kryer një sulm ajror ndaj një kampi të emigrantëve që la të vdekur dhjetëra persona.

Të paktën 44 persona u vranë dhe 130 të tjerë u plagosën të martën në një sulm ajror në qendrën e ndalimit të emigrantëve në Tajoura, periferi e kryeqytetit Tripoli.

Zëdhënësi i forcave besnike të komandantit Khalifa Haftar të bazuar në Libinë lindore, Ahmed al-Mismari, tha se “lokacioni në të vërtetë është një bazë e një brigade ushtarake dhe depo armësh”.

Al-Mismari shtoi se ky nuk është sulmi i parë i tillë mbi, siç e përshkroi ai, “objektivin e ligjshëm”, duke pretenduar se kampet më parë kanë qenë një bazë për forcat e Qeverisë së mbështetur nga OKB-ja (GNA).

“Ne në mënyrë të përsëritur kemi shënjestruar atë me sulme ajrore dhe artilerike. Në këtë rast përgjegjësit kryesorë janë ata që kanë sjellë këtu emigrantë të paligjshëm”, tha al-Mismari.

Për sulmin ajror, GNA me bazë në Tripoli fajësoi komandantin Haftar.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO çoi në rrëzimin dhe vdekjen e liderit Muammar Gaddafi, i cili qeverisi vendin mbi katër dekada.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në lindje të vendit me të cilën Haftar është i lidhur, ndërsa tjetra në Tripoli e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB-ja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi