• Home
  • KOSOVA
  • Liberalizimi i vizave, vjen një lajm i mirë nga Holanda
KOSOVA

Liberalizimi i vizave, vjen një lajm i mirë nga Holanda

Spread the love

Skepticizmi i shtetit të Holandës karshi procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, i treguar gjatë votimit të fundit që u bë në Parlamentin Europian, e ka shtyrë zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj që të pres në një takim zyrtar përfaqësues të këtij shteti.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovë është takuar me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe zëvendës drejtorin e Ministrisë së Punëve të Jashmte të këtij shteti, Sander Janssen, me të cilët ka diskutuar rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“ I gëzuar të takohem me ambasadoren Williems dhe zëvendës drejtorin e MPJ-së, Janssen, me të cilët diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Holandës dhe Kosovës për procesin e liberalizimit të qytetarëve tonë dhe agjendën Europiane. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Holandës”, ka shkruar Hoxhaj në tëitter.

Me 13 shtator Parlamenti Europian kishte votuar me shumicë votash pro liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Në këtë votim shqetësues ishte rritja e votave kundër nga eurodeputetët e Holandës.

Euro deputeti Peter Van Dalen, kishte shpjeguar arsyet pse ka votuar kundër liberalizimit të vizave. Një prej shqetësimeve të tij kryesore: trazirat e mundshme nëse ndodh shkëmbimi i territoreve, për të cilat po angazhohet presidenti Thaçi, shkruan Gazeta Express.“Jam i shqetësuar me bisedimet për ndryshimin e kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Di shumë pak për të gjykuar nëse kjo është një ide e duhur apo jo, por e di që kjo mund të çojë në trazira të reja në rajon. Prandaj jam i bindur: Jo liberalizim vizash akoma. Së pari, duhet pritur se si po zhvillohet situata” kishte deklaruar ai për KTV-në./Kosova Post/

Related posts

Ministrja Hoxha: Arritja e konsensusit, lajm i shumëpritur

dritatv

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj mjekëve të akuzuar në rastin “Stenta”

dritatv

Mësoni datën se kur do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

dritatv

Leave a Comment