Liberalizimi i vizave, Fajon: Kosova e meriton. Të lobojë te Gjermania e Franca

Raportuesja për liberalizmin e vizave në Parlamentin Europian, Tanja Fajon deklaroi në Bruksel se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen pa viza, sepse Prishtina i ka përmbushur kushtet e vendosura.

Fajon u shpreh e zhgënjyer nga mungesa e vullnetit për liberalizmin e vizave për kosovarët, e kërkoi nga institucionet e Kosovës që kërkesat e tyre t’ua drejtojnë më drejtpërdrejt vendeve anëtare, e jo thjesht institucioneve të BE-së.

Këto komente, ajo i bëri në një panel të Konferencës “BE dhe Balkani Perëndimor”, të organizuar nga “think tank”-u “Friends of Europe”.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, sepse ata e kanë bërë punën e tyre”, tha Fajon.

“Ne si institucione të Bashkimit Europian kemi bërë shumë presion te kosovarët, që ata të përmbushin kërkesat dhe ata e bënë një gjë të tillë, të cilën Komisioni e ka pranuar. Sa u përket institucioneve europiane, Prishtina e ka ‘dritën e gjelbër’. Tani është në dorën e qeverive të vendeve anëtare”.

Ajo specifikoi Gjermaninë dhe Francën, si dy vende kyçe, ku procesi i lberalizimit është bllokuar. Fajon tha se, në emër të Parlamentit, së bashku me europarlamentarin Kukan do të shkruajnë një letër, përmes së cilës do të kërkohet nga vendet anëtare që të kalojnë liberalizimin e vizave për kosovarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi