LG V50 ThinQ pritet të jetë telefoni i parë me rrjetin 5G

Telefonat e shumëpërfolur me rrjetin 5G, janë të vërtetë dhe së shpejti ka mundësi të blihen.

OnePlus dhe Samsung kanë njoftuar se do t’i lansojnë pajisjet e reja, me mundësi të rrjetit 5G rreth vitit 2019, ndërsa LG do të jetë i pari që e integron këtë kapacitet në V50 ThinQ, të cilin e lanson gjatë muajit mars.

Evan Blass e ka postuar një imazh në Twitter, ku shfaqet ky telefon, bashkë me mundësi e rrjetit 5G, që pritet të jetë shumë më i shpejtë se aktuali.

Pasardhësi i V40 ThinQ, raportohet të jetë i pari me lidhjen 5G në wireless, që pritet të prezantohet të dielën më 24 shkurt, në Mobile World Congress.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi