LG Q Note, telefoni i ri me laps stylus

LG pas kërkesës për trademark te Korean Intellectual Property Rights Information Service, do të sjellë së shpejti telefonin e ri Q Note, i cili është regjistruar në emër të kompanisë.

Trademark është klasifikuar si “Cat 9”, telefon i mençur, softuer për telefona të mençur, ekran për telefon, bateri për telefon, pranues TV dhe dëgjuese pa tela. Mbetet të shihet se çfarë do të jetë më konkretisht LG Q Note, por sugjerohet se mund të punojë në modelin shtesë nga seria Q, me lapsin Stylus.

LG në të kaluarën ka pasur disa oferta për telefona me laps të mençur stylus dhe aty përfshihen LG G4 Stylus dhe LG G Stylo nga viti 2015 dhe më pas ka ardhur edhe Stylus 3, transmeton KosovaPress.

Tash për tash nuk dihet nëse kompania jugkoreane ka në plan edhe modelin LG Stylus 4./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi