LG G7 arrin në maj, mësohen specifikat

Mediat nga Koreja Jugore sugjerojnë se modeli më i ri LG G7 do të jetë në treg në muajin maj, derisa prezantimi zyrtar i telefonit do të mbahet gjatë prillit.

Raportet po ashtu konfirmojnë se telefoni do të ketë ekran OLED, i cili do të ketë kamerë të përparme dhe senzorë të ndryshëm, transmeton Kp.

Pajisja do të ketë procesor Snapdragon 845, versione të ndryshme RAM dhe hapësirë për ruajtje prej 6GB/64GB dhe 6GB/128GB për modelet G7 dhe G7+. Kamera e pasme mund të implementohet me dy sensorë 16 MP në shtrirje vertikale me të gjitha funksionet e inteligjencës artificiale që tashmë i ka pasur modeli i sivjetmë V30S. Bateria pritet të jetë rreth 3000mAh.

LG G7 pritet të kushtojë rreth 850 deri 950 dollarë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi