Lewandowski qëndron te Bayerni

Sulmuesi polak duket se është bindur për të qëndruar në Allianz Arena.

Robert Lewandowski dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë te Bayern Munich dhe nuk përjashton mundësinë që ta përfundojë karrierën me bavarezët.

30-vjeçari ka kontratë me kampionët e Bundesligës deri në vitin 2021, por dëshira e tij është të qëndrojë edhe për shumë vite të tjera me Bayernin.

Gjatë verës së shkuar për reprezentuesin polak kanë shprehur interesim, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, por klubi ka refuzuar ta shiste.

“Gjasat janë të mëdha që të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, ka thënë Lewa për gazetën gjermane Sport Bild.

“Nuk jam duke menduar që të shkoj në ndonjë skuadër tjetër. Prejse janë ndalur spekulimet për të ardhmen time, zemra ime i është dedikuar 100 për qind vetëm Bayernit”.

“Unë jam shumë mirë këtu dhe nuk e përjashtoj mundësinë që ta përfundoj karrierën tek Bayern”, theksuar ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi