Lewandowski i vendosur: Largohem nga Bayern

Robert Lewandowski nuk do të jetë më një futbollist i Bayern Munich duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Sulmuesi polak e ka marrë tashmë vendimin e tij për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë dhe këtë gjë drejtuesve të Bayernit u ka komunikuar agjenti i Lewandowskit.

Rummenigge e ka përshkruar yllin 29-vjeçar si tërësisht besnik dhe ka për ta zbatuar deri në fund kontratën që e lidh me gjermanët, e cila skadon në 2021-shin. Por duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjoze Bild, Leva nuk dëshiron të luajë më në Gjermani pasi objektivi i tij është të provojë një eksperiencë të re larg Bundesligës.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e Lewandowskit, ky i fundit shihet si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Benzema tek Real Madrid. E nga ana tjetër edhe Bayern Munich ka shprehur interes për francezin e Real, e nuk përjashtohet edhe shkëmbim mes tyre.

Por përveçse spanjollëve të madridit, edhe Chelsea e PSG janë dy skuadra tepër të interesuara për shërbimet e sulmuesit polak./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi