Lewandowski arrin marrëveshje me klubin e ri

 

 

“Mundo Deportivo” shkruan se Robert Lewandowski do të transferohet në Real Madrid.

Real Madrid dhe Robert Lewandowski kanë arritur marrëveshje për transferimin e Bayern Munichut pas përfundimit të këtij sezoni.

“Mundo Deportivo” shkruan se menaxheri i ri i yllit polak, Pini Zahari ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e Lewandowskit në Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi polak ka pranuar në të kaluarën se dëshiron të luajë në Real Madrid edhe pse ka insistuar se ndihet i lumtur te skuadra nga Bundesliga.

Megjithatë, “Los Blancos” planifikojnë ta sjellin në Madrid, për sezonin e ri.l.n

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi