Lëvizja e parave nga grupet kriminale, kërcënim për sistemin financiar të BE

Lëvizja e parave të paligjshme në kufijtë e jashtëm të tij e ka vënë në lëvizje BE-në.

Shumat “kesh” që qarkullojnë prej grupeve kriminale paraqesin një kërcënim për sistemin financiar dhe tregun e brendshëm, e kjo e ka shtyrë krahun ekzekutiv të bllokut, Komisionin Europian të përmirësojë direktivën ekzistuese, duke e plotësuar me një rregullore të re.

Qëllimi i kësaj të fundit është pikërisht parandalimi dhe zbulimi i parave të pista ose atyre të përdorura për financimin e terrorizmit, duke vendosur për këtë arsye një sistem kontrolli mbi personat fizike që hyjnë apo dalin nga BE-ja me më shumë se 10.000 euro “kesh”, apo ekuivalentin e tyre në monedha të tjera.

Komisioni kërkon një bashkëpunim me efikas nëpërmjet shkëmbimit të informacionet mes autoriteteve kompetente me qëllim përmirësimin e situatës aktuale, në një kohë kur vihet re një qasje e limituar ndaj informacionit statistikor dhe ka shumë pak tregues në dispozicion mbi nivelin real të këtyre parave ilegale në qarkullim.

Kjo shihet si e një rëndësie kyçe në frenimin e këtij fenomeni, ndaj dhe i mëshohet idesë së sistemi aktual duhet rishikuar për të parë nëse ka pengesa lidhur me kalimin e drejtpërdrejtë të informacionit. Ndër masat e tjera të planifikuar prej tij është edhe publikimi i informacionit statistikor në faqen e vet të internetit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi