Leonardo pa “dorashka”: Bonucci kërkoi kthimin te Juve!

Braziliani Leonardo u prezantua si drejtori i ri teknik dhe sportiv i Milanit dhe që në konferencën e parë nuk i kurseu fjalët e drejtpërdrejta ndaj atyre që e akuzojnë si tradhtar dhe mbi të gjitha mbi shitjen e lojtarit më të vlefshëm të ekipit. Rikthimi i Leonardo Bonuccit te Juventus është një mundësi reale që këtë verë, pasi vetë kapiteni ka kërkuar të shkojë sërish te kampionët e serisë A.

“Në të vërtetë nuk kam takuar vetëm Juven në këtë merkato ku erdha vonë. E kemi fatin të lidhur me “Fair Play Financiar” dhe nuk do të bëjmë blerje të çmendura por të zgjuara dhe të moderuara. Situata rreth Bonuccit nisi nga një dëshirë e tij, por do të shohim nëse shitja është një operacion që mund të bëhet. Nisi gjithçka nga ideja e tij e qetë dhe e logjikshme dhe për këtë nisëm tratativat me Juve”, tha drejtori i ri i Milan.

Shumë tifozë të Milan janë ende të zhgënjyer për kalimin e tij te Inter vite më parë.

“I respektoj ata që marrin këtë pozicion pasi kishte sentiment në këtë rast dhe është e kuptueshme. E përjetova këtë kur kalova te Inter. Por tani jam te Milan që në vitet e fundit ka patur 3 pronarë të ndryshëm dhe çdo herë secili ka ide të ndryshme. Roli im do të jetë i lidhur me skuadrën dhe rezultatet”, tha Leonardo./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi