Lëngjet e gjelbra më të shëndetshme

Lëngjet më të shëndetshme janë ato që kombinojnë perimet dhe frutat. Në këtë mënyrë ofrohet një ekuilibër shumë i nevojshëm mes fibrës, proteinave, vitaminave dhe sheqerit që gjendet tek frutat. Këto lëngje përmbajnë pak sheqer dhe janë ideale për shëndetin.

Lëngjet me bazë perimesh dhe frutash ndryshojnë nga lëngjet e shtrydhura. Këto lëngje përgatiten duke kombinuar fruta dhe perime, duke i përzier deri sa të bëhen pelte, duke i holluar me ujë ose qumësht dhe servirur me akull nëse dëshironi.

Spinaq Avokado Dhe Mollë
Përbërësit:
Një gotë e gjysëm me lëng molle
2 filxhanë me spinaq të zier dhe të copëtuar.
Një mollë e paqëruar
Gjysëm avokado e ndarë në copa.
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë.
Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq, Ananas Dhe Banane
Përbërësit:
Gjysëm filxhani me qumësht të arrës së kokosit
2 filxhanë me spinaq
Një filxhan e gjysëm me copa ananasi
Një banana e ndarë në copa. Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq, Rrush Dhe Arrë Kokosi
Përbërësit:
Një filxhan me rrush pa fara
Një filxhan me spinaq gjethevogël
Gjysëm filxhani me akull
Çerek gote me qumësht të arrës së kokosit.
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq Selino, Mollë
Përbërësit:
Gjysëm filxhani me gjethe të gjelbra të spinaqit.
Një kërcell selinoje
Gjysëm banane
Gjysëm filxhani me lëng molle jeshile
Gjysëm gote me akull
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur. Lëngu i mollës dhe bananja e maskojnë shumë mirë erën e fortë të perimeve.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Është i vetëdijshëm”, nga Franca vjen lajmi I madh për Schumacher

Shtrimi i Michael Schumacher në spitalin “Georges Pimpidou” të Parisit për një terapi me qeliza staminale ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te gjëndja...

Rama: Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqinë…

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka karakterizuar “historike dhe tradicionale” marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, në një intervistë të shkurtër për drejtorin e Përgjithshëm...

Panuçi ndryshon listën, dy lojtarë largohen nga kombëtarja

Kombëtarja e Shqipërisë nisi përgatitjet në prag të dy ndeshjeve të para në eliminatoret e Euro 2020 kundër Turqisë dhe Andorrës, por dita e...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...