• Home
  • KOSOVA
  • LDK sot pret në takim ambasadorët e Francës në Serbi
KOSOVA

LDK sot pret në takim ambasadorët e Francës në Serbi

Spread the love

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Lirije Kajtazi dhe Armend Zemaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Serbi, Frédéric MONDOLONI dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Kryetari i grupit falënderoi ambasadorin Mondolon, i cili po qëndronte për një vizitë studimore në Kosovë, për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit francez deri më tani për Kosovë.

Gjatë këtij takimi Hoti i njoftoi ambasadorët lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e Dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën temë, Hoti së bashku me deputetët Kajtazi dhe Zemaj ritheksuan edhe një herë qëndrimin e LDK-së.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua dhe për proceset e tjera eurointegruese në për të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast, deputetët e GP-LDK-së kërkuan mbështetjen e mëtejshme të Francës sa i përket këtyre proceseve.

Ndërsa, ambasadorët Mondolon dhe Chabert, shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e këtij bashkëpunimi për të qenë çdo herë afër institucioneve të vendit në rrugëtimin drejt integrimit europian./Kosova Post/

Related posts

S’ka ushtri, s’ka as dorëheqje

dritatv

Ministria e Kulturës për rininë nënshkroi 119 kontrata me OJQ-të

dritatv

Kryeministri Haradinaj priti në takim presidentin e ANOC-së

dritatv

Leave a Comment