LDK nuk e pranon rezultatin në Prishtinë pa rinumërim

Pas numërimit të votave me kusht Shpend Ahmeti ka ruajtur epërsinë dhe madje e ka thelluar atë ndaj kundër-kandidatit Arban Abrashi, në garën për Prishtinën, por Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend ta pranojë rezultatin.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, LDK-ja s’e pranon këtë rezultat pa pasur rinumërim të votave në Prishtinë, ashtu siç një herë kishte vendosur PZAP-i, por që Gjykata Supreme e kishte hedhur poshtë.

“Kërkojmë rinumërimin, deri sa nuk ndodh rinumërim nuk ka rezultat në Prishtinë”, ka thënë Haziri për portalin GazetaBlic.

“Do të kërkojmë çdo rrugë ligjore me dëshmu rinumërimin për Prishtinën”.

Haziri ka thënë se e njëjta vlen edhe për komunën e Dragashit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi