LDK: Nuk do të lejojmë përdhosje të shtetit të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj seancës se thirrur sot nga Qeveria e Kosovës, sipas tyre kjo është dorëzim i AAK-së dhe Nismës përballë presionit të PDK-së dhe Thaçit për prishje të koalicionit dhe shantazheve të ditëve të fundit.

“Këto dy parti tash do të luajnë lojën e z.Thaçi duke nëpërkëmbur shtetin e Kosovës. Ekipi negociator, që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve shumicë të Kosovës, do të përligj në emër të Qeverisë marrëveshjet e fshehta të z.Thaçi me Serbinë”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, shteti i Kosovës po hynë në një fazë kritike të ekzistencës së vet për shkak të veprimeve të kastës udhëheqëse, vrastare për perspektivën e shtetit të Kosovës.

Për LDK-në, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është pa negociueshëm, nuk do të lejojë përdhosje të shtetit të Kosovës. LDK-ja do t’ju prij ndryshimeve që duhet të ndodhin së shpejti në Kosovë dhe nuk do të dorëzohet ndaj dhunës që po i bëhet shtetësisë së Kosovës./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi