LDK kërkon nga ministrja Hoxha zbatimin e MSA-së

 

 

Shefi i grupit paralamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit si dhe kërkoi informacione lidhur me MSA-në.

Këto kërkesa Hoti i bëri në interpelancën e thirrur nga Kuvendi i Kosovës për ministrën e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

“Ministrja Hoxha është thirrë për të dhënë informacione lidhur me zbatimin e marrëveshjes së MSA-së. Zbatimi i MSA-së si shumë çështje të tjera kanë rënë nën hije të skandaleve të ndryshme. Ministrja Hoxha i ka dërguar në muajin prill komisonit për Integrime raportin, në të cilin raport tregon se ka vonesa serioze të 60% të masave, vonesa për pakon e ligjeve për administratë publike”, ka thënë Hoti./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi