LDK kërcënon me bojkot të seancave: pse mund të mos kthehet në Kuvend pas votimit të Demarkacionit

Nga Blendi Gashi

LDK-ja e Isa Mustafës ka kërcënuar me bojkot të Parlamentit në rast se përsëritet e njëjta praktikw siç ndodhi gjatë seancës së të martës me dështim të votimit lidhur me rekomandimet e opozitës për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, për çka kjo parti dhe Vetëvendosje braktisën seancën.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se praktika të tilla dëmtojnë rëndë Kuvendin.

Duhet të procedojmë me shpërbërjen e kuvendit, nëse vazhdohet kjo praktikë.Po shihet që koalicioni qeverisës nuk i ka numrat, prandaj këtu shihet se nuk mund të votohet asgjë tjetër. Nëse vazhdojmë me këtë praktikë ne nuk do të marrim në seanca tjera”, paralajmëroi Hoti.

Për bojkotin e opozitarëve ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj i cili akuzoi partitë opozitare se po bëjnë opozitarizëm të pakuptimtë.

Madje ai tha se praktikën e bojkotimit të seancave dhe pamundësinë  për ta bërë kuorumin në Kuvend e ka sjellë vetë opozita.

Unë kam qenë në seancë dhe i kam pa opozitën kur kanë pritë me pa a i kemi 61 vota mos me bë kuorumin. Për tema të zakonshme për qytetarët e vendit. Por nëse e ka pengimin e punës së parlamentit, çka është qëllimi i këtij debati. Për të bërë opozitarizëm ekziston njëfarë standardi që duhet me praktiku”, deklaroi Haradinaj.

Duke ju referuar pikës për interpelancë për rritjen e pagave, ai ka thënë se lënda është në Gjykatën Kushtetuese dhe se duhet pritur vendimin e saj.

Ja pse LDK kërcënon me bojkot të Kuvendit?

Parlajmërimi i LDK-së se mund të mos marrë pjesë në seanca, vjen në një kohë kur kjo parti llogaritet më e konsoliduara në skenën politike. Partia e Isa Mustafës do të bëjë çmos që legjislaturës aktuale t’ia pamundësojë punën, e vetëdijshme se koalicioni qeverisës është tejet i brishtë dhe një votë mund ta rrëzojë.

Padyshim se LDK tenton të shfrytëzojë edhe gjendjen në të cilën është Vetëvendosje, pra përçarjen e saj dhe së shpejti ndarjen në dysh, ku pashmangshëm kjo parti do rrëzohet në zgjedhjet e reja parlamentare kurdo që mbahen ato.

Po ashtu LDK do të synojë me çdo kusht shpërbërjen e Kuvendit duke ditur edhe gjendjen në të cilën gjendet PDK-ja e Kadri Veselit e cila aktualisht është partia e tretë në vend, dhe këtë vit hynë në një proces të brendshëm zgjedhor.

Duke parë të gjitha këto dhe mos harruar daljen si parti parë në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar, LDK pasi të ratifikohet Demarkacioni do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike që ta pengojë punën e Kuvendit deri në shpërbërjen e tij dhe largimin e Ramushit nga pushteti. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi