LDK e VV bojkotojnë takimin e thirrur nga Veseli

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Zyrtarë brenda LDK-së, kanë konfirmuar për KosovaPost se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Edhe deputetja nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se subjekti i saj nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga lryeparlamentari Veseli..

Sipas saj, takimet e tilla janë të kota pasi nuk do të arrihet ndonjë rezultat. Haxhiu për KosovaPost më tutje tha se qëndrimet e Vetëvendosjes sa I përket dialogut janë të qarta andaj nuk ka pse të marrin pjesë në këtë takim.

Është hera e dytë që Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, fton në takim krerët institucionalë dhe përfaqësuesit e opozitës. Takimi për t`u koordinuar lidhur me dialogun pritet të mbahet në ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi