LDK do të inicoj mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është aktivizuar për përgatitjen e LDK-së, mbase për ndonjë aktivitet të rëndësishëm në skenën poltike në vend.

Sot lideri Muastafa, fillimisht ka zhvilluar takim me Grupin Parlamentar të LDK-së,  ku u bisedua për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Pas mbledhjes me Grupin Parlamentar, lideri i LDK-së Isa Mustafa po zhvillon mbledhje edhe me Kryesinë e partisë, e cila po mbahet pa pranin e medieve.

Se çfarë është diskutuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të kryesuar nga lideri Mustafa, ka folur, shefi i GP të LDK-së , Avdullah Hoti, i cili tha se  vendi duhet te shkoj me zgjedhje dhe sipas tij LDK,  shumë shpejt do iniciojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Ndryshe LDK ditëve të fundit është mobilizuar që nga kthimi i liderit Isa Mustafa i cili ka pasur me parë probleme shëndetosore./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi