Lavrov: SHBA po përpiqet të krijojë forcë alternative në Siri

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se ndihen të shqetësuar nga deklaratat kontroverse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për krijimin e një force të sigurisë në kufirin e Sirisë.

“Jemi të shqetësuar nga deklaratat kontroverse të SHBA-ve për krijimin e një force të sigurisë në kufirin e Sirisë”, tha Lavrov në një konferencë për media në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, i pyetur për planin e SHBA-ve për të krijuar “forcë të sigurisë kufitare” në veri të Sirisë.

“SHBA-të po përpiqen të krijojnë forcë alternative në Siri dhe kjo është në kundërshtim me premtimet që kanë dhënë më parë në lidhje me integritetin territorial të Sirisë”, shtoi shefi i diplomacisë ruse.

Ndërkaq, i pyetur për fillimin e tërheqjes së ushtarëve rusë nga Afrini, Lavrov tha se kjo gjë është përgënjeshtruar më herët, megjithëse zyrtarë të tjerë rusë nuk dhanë ndonjë deklaratë lidhur me këtë çështje./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi