Lavrov: Rusia plotësisht mbështet sovranitetin territorial dhe integritetin e BeH-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, pas takimit në Sarajevë me homologun e tij të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Igor Crnadak, ka thënë se vendi i tij mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së, si dhe rregullimin e saj të brendshëm mes dy entiteteve dhe tre popujve konstitutiv.

Lavrov theksoi se sot ai pati një takim shumë të kënaqshëm në Presidencën e BeH-së dhe pastaj një bisedë më të detajuar me homologun e tij Crnadak.

“Rusia mendon se marrëveshja e Dejtonit nuk ka alternativë. Plotësisht mbështet sovranitetin, integritetin terrirtorial dhe pavarësinë e BeH-së, si dhe kompetencat kushtetuese të të dy entiteteve dhe barazinë e tre popujve konstitutiv në BeH. Në interesin tonë është që rezultatet e zgjedhjeve të cilat së shpejti do të mbahen në BeH, të mbështeten mbi këto parime”, tha Lavrov.

Ai shtoi se vlerëson tej mase atë që i është konfirmuar sot në Presidencë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që është interesi për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve.

Kreu i diplomacisë ruse beson se është e rëndësishme të ruhen marrëdhëniet tradicionalisht të mira në fushën kulturore dhe humanitare.

“Janë paraparë konsultime për të gjitha çështjet rreth zhvillimeve në Evropën Juglindore, kryesisht në Ballkan. Kemi pikëpamje të ngjashme për domosdoshmërinë e respektimit të parimeve sipas të cilave bazohet rezoluta 1244. Ne mirëpresim dialogun e drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës, por më e rëndësishme është që për atë të merren vesh dhe të realizohet. Ne u pajtuam që të gjithë aktorët e jashtëm në Ballkan të mos krijojnë ndonjë situatë konfrontuese dhe se asnjëri prej tyre nuk mund të mendojë se mund të dirigjojë situatën në Ballkan, ndërsa të tjerëve u është ndaluar. Vendi ynë ka bashkëpunuar gjithmonë me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara për të gjitha çështjet në këtë rajon, ndër të tjera, edhe në harmonizimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe nuk shoh asnjë arsye që diçka këtu të ndryshojë”, tha Lavrov.

Pas takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të BeH-së, Crnadak dhe Lavrov nënshkruan një Plan Konsultimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për periudhën 2019-2020.

– Lavrov: Përfaqësuesit ushtarak të Rusisë dhe Turqisë po zbatojnë marrëveshjen mbi Idlibin

Lavrov foli gjithashtu edhe për gjendjen aktuale në Siri dhe marrëveshjen turko-ruse për Idlibin. Ai vuri në dukje se përfaqësuesit e institucioneve ushtarake të Rusisë dhe Turqisë në terren tashmë po zbatojnë marrëveshjen nga Soçi.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim kryesisht eliminimin e kërcënimeve terroriste. Sigurisht, kjo është vetëm një nga hapat, sepse pas fazës së tanishme do të krijohen zonat e demilitarizuara. Një hap i tillë është i domosdoshëm, për shkak se krijimi i zonave të tilla ndihmon në sigurimin e tërë territorit prej të shtënave ndaj pozicioneve të ushtrisë siriane dhe bazave ushtarake ruse në Hmeymim. Nga mesi i tetorit, pjestarët Al-Nusras duhet të dalin nga kjo zonë dhe të tërheqin të gjitha armët. Konkretisht, dje dhe pardje përfaqësuesit e institucioneve ushtarake të Rusisë dhe Turqisë në terren ranë dakord për veprime specifike, ashtu që zbatimi i marrëveshjes nga Soçi të aplikohet praktikisht në Idlib”, tha Lavrov.

Ai shtoi se sanksionet e reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi personat juridikë dhe individët nga Federata Ruse për të nuk paraqesin befasi.

“Kjo thjesht tregon ‘lojën’ e pistë të Shteteve të Bashkuara dhe konfirmon se sistemi i dollarit ka diskredituar vet veten. Kjo nuk është hera e parë që një problem serioz ndërkombëtar, që prekin njerëzit në pjesë të ndryshme të botës, bëhen pengje të disa qarqeve të caktuara”, ka thënë Lavrov.

“Ne punojmë sipas konkluzioneve tona dhe do të bëjmë çmos për të reduktuar varësinë nga vendet që në këtë mënyrë sillen ndaj detyrimeve të tyre ndërkombëtare. Gjithnjë e më shumë, partnerë në Azi dhe në Amerikën Latine kanë filluar të shikojnë gjërat nga kjo pikëpamje dhe mendoj se ata do të ndryshojnë mendimet e tyre”, shtoi Lavrov

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus, Vladimir Putin, të hënën në Soçi ranë dakord për të krijuar një zonë të demilitarizimit në krahinën e Idlibit në Siri.

Ndërkohë, forcat turke dhe ruse kanë filluar të kryejnë patrullime të përbashkëta përgjatë zonës së de-eskalimit të përleshjeve.

Në fillim të vizitës së tij zyrtare, Lavrov u takua me anëtarët e Presidencës së BeH-së. Në takim morën pjesë kryesuesi i Presidencës, Bakir Izetbegoviç dhe anëtarët e saj, Mladen Ivaniç dhe Dragan Çoviç./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi