Lavrov: Erdogan kurrë nuk deklaroi se Turqia dëshiron të okupojë Afrinin

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov ka thënë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, “kurrë nuk deklaroi” se Turqia dëshiroi të okupojë rajonin e Afrinit në Siri.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Lavrov tha se më 5 prill Afrini u diskutua gjatë takimit tre-palësh në Ankara në kontekstin e sigurisë kombëtare të Turqisë.

“Çështja e Afrinit u diskutua në përputhje me qëndrimin, shumë herë të deklaruar nga presidenti Erdogan, veçanërisht nga Turqia, në kushtet kur SHBA-të filluan të afrohen me grupet kurde, duke synuar krijimin e një ‘zone të sigurisë’ në kufirin me Irakun”, tha Lavrov.

Rreth pranisë së Turqisë në Afrin, ai tha se “Dhe presidenti Erdogan kurrë nuk deklaroi se Turqia kishte për qëllim të okupojë Afrinin”.

“Supozojmë se mënyra më e thjeshtë e normalizimit në Afrin, tani kur përfaqësuesit turq thonë se kanë arritur qëllimet fundamentale atje është për të kthyer territorin e Afrinit nën kontrollin e qeverisë siriane”, shtoi Lavrov.

– Sulmi kimik

Sulmi i fundit kimik në rajonin e Gutën Lindore të Sirisë, sipas shefit të diplomacisë ruse ishte orkestruar për të nisur një fushatë kundër Rusisë.

“Unë mendoj se shumë prej jush kanë parë ato foto ku fëmijët dhe të rriturit ujiten bollshëm nga kova dhe kjo është bërë nga njerëz pa kostume mbrojtëse nga një ndikim i mundshëm i substancës, e cila preku ata të cilëve u ofruan ndihmë”, tha ai.

Shefi i diplomacisë ruse poashtu tha se përfaqësuesit e Gjysmëhënës së Kuqe ishin në vendngjarje dhe nuk gjetën ndonjë gjurmë klori.

Duke folur për sulme të mundshme të Washingtonit në Damask, si reagim ndaj sulmit kimik, Lavrov kujtoi se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i pengoi fuqishëm SHBA-të nga veprime të tilla më herët.

Më herët, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, bëri thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi sulmin kimik të të shtunës nga regjimi sirian që vrau dhjetra civilë.

Të paktën, 70 civilë u vranë pasi forcat e regjimit të Bashar al-Assadit goditën objektivat në qarkun Duma të Gutës Lindore, në një sulm për të cilin Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha) thonë se është përdorur gaz helmues./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi