Largohet nga rendi i ditës rezoluta për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Kjo është bërë pas kërkesës së deputetit të PSD-së, Visar Ymeri, i cili ka kërkuar që të shtyhet votimi i propozim rezolutës nga debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne jemi të interesuar që të ulemi bashkë dhe të tentojmë të paktën të përafrojmë qëndrimet sa i përket rezolutës. U bëj ftesë grupeve parlamentare që të diskutojmë për këtë rezolutë”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi