LARGIMI/ “Fjalët e fundit” të Jean-Claude Juncker: ç’mendoj për britanikët, Brexit, ferrin, Orbanin…

Duke folur për Euronews nga selia e Komisionit Evropian, Presidenti në largim Jean-Claude Juncker shpalosi qëndrimet për disa nga çështjet më kyçe të Unionit.

Për të nisur nga Brexit-i, Junker tha se që nga fillimi, britanikët ishin “evropianë me kohë të pjesshme” dhe se kurrë nuk ishin plotësisht të integruar në punën e BE-së.

“Britanikëve u thuhej për më shumë se 40 vjet që ishin në të, por ata nuk donin të ndanin të gjitha politikat ku ishin përfshirë bashkërisht.

“Britanikët që nga fillimi ishin evropianë ‘part-time’, ajo që na nevojiten janë evropianë me orar të plotë,” pohoi ai.

Juncker akoma beson se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të largohet nga BE-ja përkundër gjithë kaosit politik që po ndodh për momentin. Sidoqoftë, ai shtoi se Brexit do të ishte një “situatë humbëse” për Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.

I pyetur nëse ai besonte se kishte “një vend të veçantë në ferr për ata që promovuan Brexit”, siç tha Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha në fillim të këtij viti, Juncker tha se ai nuk beson në ferr.

“Nuk do ta fusja dikë në ferr sepse ata po bënin më të mirën e tyre, e posaçërisht Theresa May-in”, tha ai, duke shtuar se ajo që u negociua me May nuk ishte thjeshtë “marrëveshje” por më tepër një “traktat”.

Ai tha se do të dëshironte që parlamenti britanik ta pranonte Marrëveshjen e Tërheqjes, duke shtuar se “gjërat do të ishin më lehtë” pastaj.

Juncker përfundoi mendimin për Brexit duke shprehur bindjen se ishte “gabim” që çështja u hodh në një referendum.

Sa i përket emërimit të Ursula von der Leyen si pasuese e tij në detyrë, Juncker tha se mënyra se si ajo u fut si kandidate për presidencën e Komisionit Evropian nuk ishte “shumë transparente”, duke shtuar se Parlamenti Evropian nuk luajti rolin e tij të zakontë.

Kur u pyet nëse ndjehej i mposhtur nga fushata anti-Bruksel e Orban, Juncker u përgjigj: “Jo, por ajo nuk ishte ajo që donim”.

Ai shtoi se realisht ka marrëdhënie të mira personale me Orban dhe se ai admiroi rezistencën e tij ndaj okupimit sovjetik në Hungari, duke e quajtur atë një “hero”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi