Laptopët e rinj HP AMOLED mbërrijnë këtë muaj!

HP njoftoi në janar se gjatë pranverës do ta prezantojë versionin e laptopit HP Spectre x360 15 me ekran AMOLED. Sipas AnandTech, HP do t’i ofrojë laptopët me opsionin e ri të displejit që nga 19 prilli në Evropë dhe SHBA, raporton Liliputing.

Spectre x360 15 nuk do të jetë i vetmi laptop HP me mbështetje për ekranin AMOLED, sepse ky opsion është planifikuar edhe për modelin Envy x360 15.

Linja e laptopëve Envy zakonisht është një shkallë më poshtë se HP Spectre, kur bëhet fjalë për dizajnin dhe çmimin. Këto modele janë përgjithësisht më të trasha, më të rënda dhe më pak elegante, por gjithashtu kanë çmim më të ulët.

Image

Megjithatë, gjatë viteve të fundit, në linjën Envy HP ka implementuar disa elemente të laptopëve Spectre. Modelet më të reja kanë korniza më të holla, switch për kamera, si dhe mbështetje wake-on-voice dhe wake-on-fingerprint. Tani si duket linja Envy do të ketë edhe ekran AMOLED, shkruan KOHA Ditore.

HP thekson se ekrani AMOLED prej 15,6-inçësh e mbështet edhe HDR-në, ofron kënde të gjera shikimi, si dhe shikueshmëri më të mirë në kushte të dritës së madhe krahasuar me ekranet LCD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi