Laku i Kohës/ Nga: Albi Lushi

“Që nga momenti që lindim ne jemi Online”

Iluzionet për kohën më ikën e vanë 
Çka shkoi e ç’do vijë mendoj në të tashme,
Ashtu si “asgjëja” më predikon “diçkanë”
Me shëmtira e ngjyra të pashme.

Përjetësinë e mas me të qindtat e sekondës,
Parajsën dhe ferrin si një lule të egër.
Në pëllëmbë të dorës mbështes horizontet,
dhe sytë më gënjejnë me diçka tjetër.

Trupin ma kurdisën me minuta energjie,
Një çast jam kudo e pastaj askund.
Frekuencat më hasdisen në hapësira lirie,
gjersa shuhen e vdesin në fund.

Albi Lushi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi