Lakror me lakra të egra, ja receta pranverore!

Për këtë lakror jam frymëzuar nga lakrori tradicional i Korçës, me dy petë, por e kam ndryshuar e sajuar sipas fantazisë sime.

Përbërësit e recetës time:
600 gr miell
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
150 ml ujë i ngrohtë
200 ml kos
1 lugë e vogel kafeje sode buke
1 lugë e vogël kafeje maja buke pluhur
1 lugë çaji kripe
gjalpë për pjekje
Për lyerjen sipër
1 të verdhe veze
1 lugë qumësht

Për mbushjen:

Lakra të egra të përziera rreth 800 gr (unë kisha lulëkuqe, qumështore, pak labot, nena, pak lëpjetë, rrepice, shtrapull, pak hither)200 gr ajke qumështi
4 qepë të njoma
1 tufë kopër
100 gr djathë të bardhë
3 lugë vaj ulliri
kripë

Përgatitja:
Me të gjithë përbërësit zëmë brumin. Në fillim përziejmë të gjithë përbërësit e thatë. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e lëngshëm. Brumin e zëmë jo shumë të fortë por as të butë fare, nëse na del i ujshëm i shtojmë pak miell, nëse na del i fortë i shtojmë pak ujë të vakët dhe e punojme mirë të përfitojmë një brum elastik. Brumin e lëmë në qetësi të mbuluar me qese plastike.
Ndërkohë merremi me lakrat e egra.
I qërojmë dhe i pastrojmë mirë një nga një, pastaj i lajmë me ujë të bollshëm disa herë, derisa uji të dalë i pastër.
Në një tenxhere të madhe vëmë ujin të marrë valë, hedhim aty 1 lugë gjelle kripë, shtojmë lakrat dhe i lëmë të ziejnë rreth 2-3 minuta. Pastaj i kullojmë dhe i shpëlajmë në ujë të ftohtë derisa të ftohen plotësisht dhe i kullojmë mirë në një kullesë. Në një dërrasë kuzhine i grijmë imët lakrat me një thikë dhe i hedhim në një tas të madh. Aty shtojmë qepët e njoma të grirë imët, koprën, ajkën, djathin, vajin e ullirit dhe kripën dhe i përziejmë me një lugë.
Marrim brumin dhe e ndajmë në tri pjesë të barabarta. Njërën pjesë e ndajmë përsëri edhe në dy pjesë të tjera pra gjithesej kemi 4 pjesë dy më të mëdha dhe dy të vogla. I punojmë të gjitha, i japim formën e një topi dhe i mbulojmë përsëri për t’i lënë të pushojnë.
Marrim një tepsi me diameter 35-40 cm, e lyejmë me gjalpë ose shtrojmë një letër pjekëse.
Hapim topin e parë në tavolinën e punës me diametër sa tepsia dhe e shtrojmë në tepsi.
Hapim njërin prej topave të vegjël për se gjati dhe e presim në shirita nga të dyja anët. Në mes hedhim lakra të egra dhe bëjmë gërshetin duke i mbledhur bukur. Kështu veprojmë edhe me topin tjetër të vogël të brumit.
Të dy gërshetat i vendosim anash.
Mbi petën e parë hedhim mbushjen e mbetur e hapim dhe e sheshojmë me një lugë.
Me topin tjetër të brumit hapim një petë të madhe rreth 40 cm.
Këtë petë e presim në shirita dhe me shiritat mbulojmë gjithë siperfaqen ku kemi hedhur mbushjen.
Me pjesët e mbetura unë bëra ca gjethe në formën e gjetheve të lulëkuqes dhe ca petale si lulëkuqja dhe i shpërndava mbi shiritat e brumit, sipas shijes sime. Ju mund ta beni si t‘ju pëlqejë.
Të gjithë sipërfaqen e lyeva me të verdhën e vezës të përzier me 1 lugë qumësht, me një furçë kuzhine.
Spërkas me ca copa gjalpi sipërfaqen dhe e vë piten të piqet rreth 35-40 minuta në 200 gradë.living.al

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Analisti që tha se: kosovarët kanë gjak serbi”, u pagua nga Greqia 30 mijë euro

Analisti i njohur, Mustafa Nano, i njohur për deklaratat e tij kontraverse, e fundit ajo se "kosovarët kanë gjak serbi", është në listën e...

Impresionuese: kur macja sheh film horror

Pronari i një maceje e regjistroi atë gjatë reagimeve duke parë një film horror. Shprehjet e saj janë të pabesueshme, pasi tregojnë se si...

Mundësi e re për qytetarët! Ilir Meta dekreton 2 ligje kyçe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e dy ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Kështu kreu i Shtetit ka dekretuar ligjin për...

Së fundi

Samsung rikthehet me tre modele të reja. Ja për çfarë bëhet fjalë

Samsung rikthehet në tregun britanik me tre modele të reja të laptopëve. Samsung ka munguar në tregun e laptopëve në Mbretërinë e Bashkuar për...

Gjeni 3 zgjidhjet e këtij ushtrimi matematikor duke lëvizur vetëm një fije shkrepse

Nëse jeni një fans i vërtetë i enigmës, kjo foto do vërë në punë trurin dhe imagjinatën tuaj. Kushtojini vëmendjen detajeve të vogla dhe...

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe shkon në 39 045 persona

Qeveria britanike ka njoftuar se 111 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend. Kështu, zyrtarisht numri total i viktimave...