Lakra të fërguara dhe patate

Të jeni të sigurtë që e gjithë familja do e adhurojë. Më poshtë do të gjeni recetën e përgatitjes hap pas hapi

Për këtë gjellë nevojitet:

– 1 lakër e vogël turshi;
– 3 patate të madhësisë mesatare;
– ½ preshi;
– 400 g suxhuk shtëpie;
– vaj (bën edhe dhjamë);
– piper;
– kripë;
– spec i kuq i bluar;
– 3-4 thelpinj hudhre;
– 1 mollë e thartë.

Përgatitja:

Pataten zieni me lëvore dhe pastaj qërojeni dhe priteni në feta.

Në vaj apo dhjamë fërgoni preshin e prerë në rrathë, shtoni specin e bluar, piperin dhe kripën. Në të qitni pataten e zier dhe përzieni.

Në vaj fërgoni suxhukun nga të dyja anët dhe në atë yndyrë qiteni hudhrën e grirë imët, lakrën e prerë në pjesë të holla dhe mollën në feta të holla.

Marinoni dhe fërgoni rreth 20 minuta, pa i shtuar ujë, në zjarr të vogël. Shtoni specin e bluar, piperin dhe të gjitha bashkoni.

Në një tepsi të lyer në fund qitni pataten e prerë, ndërsa sipër lakrën. Në mes vendosni suxhukun. Mund ta ndani në gjysma.

Lyeni me vaj dhe piqni në furrë rreth 30 minuta derisa të piqen mirë.

Ju bëftë mirë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi