Lajmi i keq/ Ja çfarë do ndodhë nga 1 Janari 2019 me makinat e përdorura

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Projektvendimi, i përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është prezantuar nga ministri Klosi në një takim me grupet e interesit pikërisht në Ditën pa Makina.

Ministri Klosi sqaroi se projektvendimi nuk prek makinat e përdorura mbi 10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019.

Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen.

Duke iu referuar pasojave negative të përdorimit të makinave mbi 10 vjet prodhim që e shtynë administratën e mjedisit në përgatitjen e këtij projektvendimi, ministri Klosi përmendi dëmet në shëndetin e njerëzve, në mjedis dhe ekonominë e çdo qytetari të shtresës së mesme.

‘Makinat e vjetra, të përdorura, më të vjetra se 10 vjet nuk do të lejohen të futen në Shqipëri që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe po ashtu në dakordësi më komuntietin kemi përcaktuar një periudhë 5 mujore për të cilën do të lejohet që makinat që janë futur sot në Shqipëri të targohen.

Dhe nuk është një numër i vogël, por janë 60 mijë makina që kanë hyrë në Shqipëri dhe në bazë të informacionit që vjen nga drejtoria e transporteve, kanë hyrë në Shqipëri, janë zhdoganuar por nuk janë targuar dhe të lihet një periudhë 5 mujore për t’u bërë ky targim dhe 5 muaj nga hyrja në fuqi e këtij projektvendimi, as targimi nuk do të lejohet më, pra do të kemi një kufizim të plotë të makinave të përdorura më shumë se 10 vjet.

Dhe për ta sqaruar edhe njëherë për njerëzit që duan të dëgjojnë dhe të kuptojnë nga ky veprim, nuk do të kërkojmë heqjen e makinave që janë sot në qarkullim, por do të kërkojmë kufizimin e futjes së makinave të reja të përdorura më të vjetra se 10 vjet’ tha Blendi Klosi sot.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi