LAJMET dt: 29/06/2020

DRITA TV LAJMET 29 06 2020 EDICIONI 1
Veliaj kërcënon kompanitë e transportit: Kush nuk nis shërbimin urban do u heq licencën

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bëri thirrje kompanive të transportit publik urban për të rifilluar shërbimin ndaj komunitetit. Duke i garantuar se do të jetë avokati i tyre në plotësimin e kërkesave, Veliaj paralajmëroi se ato kompani që nuk do të rinisin nga puna duke mbajtur peng qytetin, do të humbasin licencën.

Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, OFL i kërkon deklarimin e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin 3 të dënuarve për trafik lënde narkotike, armëmbajtje pa leje, vrasje me paramendim dhe vjedhje në zonë e Pogradecit, Korçës dhe Tiranës. OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë:
-Eftim Ziko, banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;
-Nikolla Panariti, banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;
-Oltian Loga, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Loga është pjesë e klanit Duka, ndërsa ka qenë një nga personat që ka ndihmuar në ekzekutimit të Santiago Malkos në Tiranë.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë tregon gjetjet e raportit: Klima e biznesit është përkeqësuar, shifrat më të ulëta në 8 vite

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka deklaruar sot se klima e biznesit në Shqipëri ka pësuar rënie. Në fjalën e tij gjatë një konferencë, Jaço u shpreh se SHBA dhe BE po rimodelojnë tregtinë globale dhe Shqipëria mund të përfitojnë nga kjo situatë.Ai u shpreh se 68% e kompanive e konsiderojnë klimën në Shqipëri të pafavorshme, 26% e konsiderojnë neutrale dhe 6% të favorshme.

Greqia hap kufijtë tokësorë me Shqipërinë nga 1 korriku

Greqia konfirmon hapjen e pikave kufitare doganore me Shqipërinë, në Kapshticë dhe Kakavijë duke filluar nga 1 korriku. Lajmi I bë me dije nga zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas.
Greqia ka kaluar në një faze të re hapje. Sot njoftoi rihapjen e kampeve për fëmijë, kinematë, mensat në teatro dhe kinema, kazinotë dhe teleferikët.

Presidenti Ilir Meta shpreh shqetësimin për rastet në rritje të infeksioneve nga koronavirusi.
Në një postim në facebook, ai thotë se ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19, veçanërisht të numrit të viktimave, krahasuar me periudhën e fillimit të pandemisë dhe të karantinës, kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent.

Aktakuzat ndaj Thaçit, Rama vizitë dy ditore në Kosovë
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vizitën në Prishtinë duke zbuluar edhe arsyen se pse ka vizituar Kosovën dhe do të zhvillojë takimet me shumë zyrtarë të vendit.Rama thotë se ka shkuar për të mësuar dhe dëgjuar më shumë pas fletë- rrufesë speciale që do hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë.

Shkon në 58 numri i viktimave nga Covid, 64 raste të reja pozitive
Shqipëria ka regjistruar 64 infektime të reja me koronavirus ndërkohë që në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe dy pacientë që mjekoheshin tek Infektivi në gjendje të rëndë. Qytetet më problematike janë Tirana, shkodra dhe Kruja ndërkohë që mes të shtruarve në gjendje të rëndë edhe edhe një mjek i repartit të Hematologjisë, i cili po mbahet i intubuar. Numri i pacientëve të shtruar në spital ka arritur në 84.

Gjykata lë në burg 26 vjeçaren, avokati: Nuk ka pasur dijeni për gjakmarrjen
Gjykata e Tiranës la në burg Adiola Lakrën, për të cilën prokuroria dyshon se ka luajtur rolin e ndihmëses në vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor 2020.Akuza për këtë krim është ajo e “vrasjes për gjakmarrje” ndërsa vajza po hetohet në rolin e ndihmëses.Avokati mohon që klientja e saj të ketë lidhje me këtë krim

Yuri Kim: Korrupsioni ndal investimet amerikane. Shqiptarët duan nga qeveria mundësi punësimi pa frikë e korrupsion

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim I ka bërë thirrje qeverisë dhe të gjithë klasës politike që të bashkëpunojnë dhe të luftojnë korrupsionin, të rikthejnë besimin te populli shqiptar dhe përmirësojë klimën politike në vend, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të tërheqin investimet si dhe të krijojnë një standard më të mirë jetese për shqiptarët.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi