LAJMET dt: 21/ 09/ 2020

DRITA TV LAJMET 21 9 2020

Në prezencë të një numri të madh kuvendarësh, përfaqësuesish dhe imamë të xhamive shqiptare nga e gjithë Zvicra, zyrtarisht u realizua bashkimi i dy subjekteve fetare islame në një të vetëm.Kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare dhe kryetar i Bashkësisë Shqiptare Islame, nënshkruan aktin e bashkimit të dy subjekteve fetare në një.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.

Me nisjen e vitit të ri shkollor regjistrohen edhe rastet e para të infektimeve. Në Gjirokastër, është regjistruar një rast me Covid 19 në gjimnazin “Siri Shapllo”.

Prej ditësh, Kreu i Shtetit Ilir Meta po bën thirrje për mos prekjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapjen 100% të listave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa sot ai ka një tjetër apel.

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS do të mbledhë sot në seli drejtuesit politikë të qarqeve.Kjo është mbledhja e 3-të e Ramës me drejtuesit politikë, brenda 10 ditëve.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka theksuar se propozimi i i bërë nga socialistët për hapjen e listave është më i miri pasi reflekton kërkesat e të gjitha palëve.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur kërkesës së deputetes Rudina Hajdari për të mbledhur sërish nesër KP, për të finalizuar diskutimet në lidhje me hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve.

Porositësi i vrasjeve të kohëve të fundit në Elbasan, Erion Alibej është lënë në arrest me burg pa afat.Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, tekas ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës.

Prokuroria kërkon burg për jetë për Hysnie Hoxhallarin e Kasëm Pirjasin.Në janar 2018 u vranë e u dogjën Selkie dhe Olsi Hoxhallari. Hoxhallari e i dashuri i saj vranë me sëpatë nënë e bir dhe dogjën banesën. Kasëm Pirjasi ishte ekzekutori,

22 të arrestuar, 3 persona që ishin në kërkim janë ndalur, 7 janë vënë në hetim si dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim! Është ky bilanci i Policisë së Shtetit si rezultat i aksioneve të kryera nga 86 pika kontrolli të pozicionuara në të gjithë vendin.

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj. Pistoleta luftarake është gjendur në çantën e saj, dhe gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina,

 

Një ngjarje e rende ka ndodhur mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në Kavajë, ku 60 vjeçari Besnik Çelmeta dhe nipi i tij dhunohen në mënyrë barbare.

20-vjeçari, Aleksandër Mehmetaj, i shpallur në kërkim një ditë më parë, për plagosjen e 45-vjeçarit Spartak Beqaraj në zonën e Astirit, ka qenë edhe më herët person në kërkim si i dyshuar për një tjetër ngjarje të ndodhur në Durrës.
Qyteti i Elbasanit është ndalesa e radhës e OFL-së. iu është dërguar formulari 4 të dënuarve Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka, Ardian Subashi.
Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;
Abaz Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;
Arzen Mama, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Gentian Gjoka, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë përfunduar hartimin e draft-marrëveshjeve që do të nënshkruhen gjatë mbledhjes së dy kabineteve këtë të premte në Shkodër.

Ditën e sotme ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan ka deklaruar se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 4 shtator dhe se puna e njohjes reciproke më nuk është çështje diskutimi.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell do të qëndrojë sot në Prishtinë si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi Ekzekutiv Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed.

Numri I prekurve ne te gjithe boten ne koronavirus eshte rritur ndjeshem dhe regjistron 31 milion raste active. Në grafikun e emergjencës shëndetësore SHBA-ja renditet në krye përsa i përket rasteve të infeksioni dhe vdekjeve, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.

 

Turqia është lëkundur nga një goditje sizmike me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km në veri-lindje të qytetit Emirgazi, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duket që i ka ulur tonet e larta dhe ka ndryshuar strategji përsa i takon mosmarrëveshjeve me Greqinë, në lidhje me kërkimet ne Mesdheun Lindor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi