Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri total I te prekurve nga virusi tashme ka arritur ne 35.927 raste të konfirmuara nga laboratori me Covid-19 ndërsa jane shenuar 1706 viktima. Nderkohe 4.354 persona jane te shtruar ne spitalin covid, te cilete ndodhen nen kujdesin mjekesor.

1370 persona janë izoluar për shkak të përcjelljes së kontakteve, 16.269 njerëz janë në karantinë pasi janë kthyer nga vendet me rrezik te larte. record shifrash eshte shenuar ne 24 oret e fundit ne vendin tone. 6 vikitma, 139 infeksione te reja dhe 69 te sheruar, eshte ky bilanci I koronavirusit ne 24 oret e fundit. Nderkohe behet me dije se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore ka vijuar ne 19 qytete.

Pas disa orësh kërkimesh, është gjetur i pajetë trupi i Mirela Ramës. Ajo doli së bashku me dy djemtë dhe burrin për të mbledhur rrjetat e peshkimit, por nuk u kthye dot më në breg.

Rritet  numri i rasteve të reja të të infektuarve më COVID në vendin tonë, e për pasojë edhe i hospitalizimeve, kanë bërë që ministria e Shëndetësisë të përgatitet për të hapur spitalin COVID/3

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë 1 viktimë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan – Peqin. Tre shoferët e makinave janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë për në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas sekuestrimit te 26 pasurive te ylli ndroqit, avokati I tij ne nje conference per media deklaroi sot se disa nga keto pasuri nk ekzistojne, dhe per disa te tjera nuk janë plotësuar kushtet për sekuestro si dhe ka parregullsi ligjore. Agjencia e Administrimit të Aseteve ka caktuar si administrator shtetëror të 11 bizneseve dhe 15 pasurive të paluajshtme të Ylli Ndoqit, personin Arjan Baci.Mësohet se Baci së bashku me grupin e punës, do të marrë në administrimin pasuritë e Ndroqit. Për këtë vendim të SPAK, avokati i Ylli Ndroqit u shpreh se ky është një sulm politik, që ka lidhje me gjyqin ndaj Erion Veliajt. Ai u shpreh se do të çojë në gjykatë këtë vendim të SPAK.

Dy ditë pas vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, policia tha se ka një pistë ku po heton për zbardhjen e ngjarjes. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Vlera totale është rreth 150 milionë dollarë ndërsa nga buxheti i këtij viti janë vënë në dispozicion afro 30 milionë dollarë.Projekti do të shtrihet në të gjitha qytetet ku ka pasur dëme nga tërmeti, në radhë të parë në Durrës, për të vazhduar me Kavajën, Kamzën, Krujën, Kurbinin, Mirditën, Lezhën, Shijakun dhe Vorën. Opozita denoncon ndryshimin e ligjit për zhvillimin rajonal dhe kohezionin.

PD e LSI akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ditën që u miratuan ndryshimet kushtetuese Kryeministri Edi Rama , Presidenti Ilir Meta dhe kryetari I Kuvendit Gramoz Ruci kanë reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në kryeqytetin e Libanit në Bejrut. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë hapur kundër aktit nomativ për ndalimin e dasmave në vendin tonë me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid19.

Tre persona, pasuria e të cilëve dyshohet se është produkt i aktivitetit kriminal, duhet të deklarojnë origjinën e saj.Bëhet fjalë për tre persona të dënuar për vjedhje me dhunë, të cilët duhet të japin “llogari” para Operacionit Forca e Ligjit. Policia e Beratit ka vënë në pranga 5 persona pasi qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik tek banorët, ndërmjet tyre dhe një shtetase që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi 15 viktima, 218 raste te reja dhe 156 qytetare te sheruar eshte bilanci I covid19, ne 24 oret e fundit ne Kosove. MSH gjate perditesimit te te dhenave, raportoi se ne 24 ore jane kryer 461 testime per te dyshuar me covid19, nderkohe qe shperndarja gjeografike e rasteve te reja eshte ne 25 komuna te kosoves.

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i ka cilësuar “gënjeshtra të neveritshme” deklaratat e opozitës atje se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq janë të gatshëm ta njohin pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Libanit ka thirrur një takim urgjent të kabinetit për të mërkurën dhe paralajmëroi shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme dy-javore.

Më shumë se 18 milionë e gjysmë persona janë diagnostikuar me koronavirusin e ri dhe 700 mijë nga ta kanë humbur jetën në këta muaj. Izraeli mohon çdo përfshirje në shpërthimin e portit të Bejrutit që ndodhi diret pas rritjes së tensioneve midis Libanit dhe fqinjit të saj.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Fletpalosjet që po shpërndahen në sheshin e Prishtinës po habisnin qytetarët

Dy vajza në shesh ka disa netë që shpërndajnë fletpalosje ku reklamohet veprimtaria e striptizit. Në kohën kur në sheshe janë të mbushur me njerëz...

Kërcënohet prokurorja Drita Hajdari, policia jep detaje

Prokurorja, Drita Hajdari, bëhet e ditur se ka pranuar kërcënime, të cilat i ka raportuar në polici.

Isa Mustafa, kandidat konsensual për kryetar të LDK-së

Pas një mbledhjeje tre orëshe, LDK-ja ka vendosur që Isa Mustafa të kandidojë përsëri për postin e kryetarit, thuhet nga burime brenda mbledhjes së...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...